U dënua nga Disiplina, shpërthen futbollisti: Paska ndryshuar rregullorja, me 2 kartonë të verdhë pezullohesh 4 ndeshje

Jan 23, 2020 | 20:38
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Memaliajt,  Xhulio Mirani, u dënua nga Komisioni i Disiplinës me 4 ndeshje pezullim, teksa pretendohet se është sjell keq ndaj zyrtarit të ndeshjes.

xhulio-mirani-470x627

Pas këtij vendimi, sulmuesi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke bërë ironi therëse në lidhje me këtë vendim. Mirani pretendon, se ka marrë 2 kartonë të verdhë pa protestuar fare ndaj arbitrit.

Mirani

“Kush i merr këtë vendime kaq të sakta? Paska ndryshuar rregullorja, me 2 kartonë të verdhë kalon në Komision Disipline dhe dënohesh 4 ndeshje. Si shpjegohet kjo, kur kartonin e dytë e merr për simulim, penallti, pa protestuar fare te arbitri dhe dënohesh me 4 ndeshje. Çdo gjë do të shkojë në drejtësi me filmimet e ndeshjes Butrinti-Memaliaj”, shkruan ai.

Xhulio Mirani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura