U dënua me 15 vite burg për vrasje në tentativë, kush është shqiptari që u lirua pak muaj pas ekstradimit në Shqipëri. “Mail”: Tani punon i qetë në Britani

Jan 12, 2020 | 10:57
SHPËRNDAJE

Një gangster shqiptar i dëbuar nga Britania pasi qëlloi një rival gjashtë herë në një vrasje që konsiderohet gjakftohtë në atdheun e tij, është kthyer në Britani të Madhe duke drejtuar një lavazh makinash, shkruan sot britanikja “Daily Mail”.

23288228-7877477-image-m-21_1578791275865

Riza Vatoci, 49 vjeç, u gjurmua në biznesin e tij në West Sussex, javën e kaluar.

Por pasi u kontaktua nga MoS, “Home Office” po ndërmerr “hapa të menjëhershëm” për të hequr Vatoci shtetësinë.

Sipas tabloidit britanik, shqiptari u arrestua në 1996 për vrasje të mbetur në tentativë, që besohet se ishte në hakmarrje për vdekjen e vëllait të tij. Ai shpëtoi nga burgu pas pesë muajsh dhe në vitin 1998 u dënua me 15 vjet burg në mungesë.

Duke ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në 1999, ai pretendoi se ishte refugjat nga Kosova, kërkoi azil dhe përfundimisht u lejua të qëndronte.

Në vitin 2006, ai mori nënshtetësinë britanike ndërsa ka përfituar mijëra paund.

Por pasi Interpol lëshoi një urdhër arresti, Vatoci u arrestua. Ai zhvilloi një betejë të kushtueshme ligjore, duke pretenduar se të drejtat e tij të njeriut do të shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri.

Ai u deportua në vitin 2012, por u la i lirë pas dy muajsh burgim në Shqipëri, duke argumentuar me sukses dënimin që nuk zbatohej më sipas ligjit shqiptar.

Ende duke mbajtur një pasaportë britanike, Vatoci u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai regjistroi kompani nën emrin e tij.

Kujtojmë se ngjarja për të cilën i ekstraduari Riza Vatoci është deklaruar fajtor, ka ndodhur më 05 nëntor 1996, në vendin e quajtur “Ura e madhe“ të qytetit të Krujës, ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Përparim Gjonaj për motive gjakmarrje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura