U dëmtua te goli ndaj Barcelonës, Ronaldo alarmon Realin në prag të finales së Champions-it

May 7, 2018 | 10:11
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo u dëmtua në momentin që shënoi golin e barazimit në pjesën e parë dhe stafi mjekësor i Realit vendosi që të mos e rrezikonte në pjesën e dytë.

roniii

Kur po devijonte topin drejt rrjetës, Pike i bëri një ndërhyrje në këmbë, por edhe vetë e vendosi shumë keq duke ndrydhur kaviljen. Ndeshja e djeshme nuk kishte shumë rëndësi, prandaj Zidan nuk donte që ta sforconte yllin e skuadrës.

Reali tani e ka mendjen te finalja e Ligës së Kampionëve kundër Liverpulit dhe Ronaldo duhet të jetë në formën më të mirë për atë ndeshje. Nga lajmet e para duket se dëmtimi nuk është kaq shumë serioz sa për ta lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura