U dëmtua në derbin me Juven, Sensi alarmon Interin. Mesfushori rrezikon të humbasë…

Oct 9, 2019 | 9:36
SHPËRNDAJE

Stefano Sensit do t’i duhen afërsisht 15 ditë për t’u rikthyer në fushën e lojës. Kjo është përgjigjja që u mësua nga ekzaminimi i kryer nga mjekët e Interit pas dëmtimit që mesfushori italian pësoi në pjesën e parë kundër Juventusit.

stefano sensi

 Ekzaktësisht, Sensi ka një zgjatim të muskulit anësor të kofshës dhe kjo do ta lërë jashtë me siguri për ndeshjen kundër Sasuolos në kampionat. Rreziku më i madh është mungesa për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Borusias së Dortmundit, e cila është shumë e rëndësishme për kualifikimin në fazën tjetër. Interi ka detyrim që të mundë gjermanët në të dyja sfidat për të qenë në një situatë komode. Në të kundërt, rrezikon që të mbetet jashtë. Sensi do të provojë gjithçka për t’u rikuperuar në kohë. Interi do të nisë stërvitjen ditën e sotme në “Appiano”, por pa 15 lojtarët që janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre.

godin-5-e1568627040393

GODIN

Krejt ndryshe situata me mbrojtësin Diego Godin. Uruguaiani i ka siguruar të gjithë se dëmtimi nuk është serioz. Nga grumbullim i kombëtares së tij thotë se nuk ka vend për panik dhe do të rikthehet shumë shpejt në fushë. “Kisha një problem të vogël në gju, por asgjë të rëndësishme. Tani do të bëjmë vlerësimet bashkë me stafin mjekësor, por ndihem mirë dhe nuk kam asgjë serioze”, tha Godin.

Mbrojtësi veteran flet edhe për eksperiencën e tij me fanellën zikaltër. “Jam duke u përshtatur në skemën e re dhe sistemin e lojës së Interit. Është futboll totalisht ndryshe nga ai spanjoll, por eksperienca më pëlqen shumë. Kam gjetur një klub madhështor si Interi dhe me një trajner fantastik si Antonio Konte. Po punojmë të gjithë bashkë për të marrë rezultatet që presin tifozët. E kemi nisur mjaft mirë”, ka thënë Diego Godin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura