“U dehëm me birra”, Baby G tregon takimin e ‘çunditshëm’ me Paris Hilton

Nov 25, 2019 | 12:43
SHPËRNDAJE

Reperja e njohur shqiptare Baby G, emri i vërtetë i të cilës është Gordana, ka folur në një intervistë në ‘Why not’ për takimin e veçantë që pati me Paris Hilton.

Ajo tregoi se Hilton e ka takuar në një lokal kur ishte në gjendje të dehur.

“Një herë kam qenë në Paris me një shoqen time. Po hanim dhe po pinim birra, po bënim qejf dhe po qeshnim. Kishim ardhur aq shumë në qejf saqë të gjitha telefonat që kanë qenë në tavolinë i kemi marrë dhe i kemi gjuajtur. Më pas kemi hyrë në ujë duke qeshur dhe po kërkonim telefonat. Kur kemi dalë jashtë kemi parë Paris Hilton me disa shokë dhe njerëz dhe po i tregonim çfarë ndodhi, më pas bëmë dhe foto. Ditën tjetër kam kuptuar që telefoni nuk është, që Paris Hillton nuk është, pyesja veten ku jam, çfarë ka ndodhur. Është një histori për të qeshur dhe e bukur”, tregoi Baby G.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura