U bojkotuan nga opozita, përfundon votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi

Jun 21, 2020 | 21:07
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat u bojkotuan nga opozita e vendit.

Në Serbi, mbi 6,5 milionë banorë kishin të drejtë vote që të zgjedhin parlamentin e ri prej 250 deputetësh. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale.

CF31AACD-60BC-4FA7-B3F0-742438BF1869_w1023_r1_s

Në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, pesë partitë shqiptare garuan në një listë të përbashkët.

Megjithatë, nuk ka befasi sa i përket fituesit të mundshëm të zgjedhjeve- Partia qeverisëse Progresive Serbe. Ka më pak siguri se sa votues do të dalin për të votuar dhe cilat parti do të jenë në opozitë.

Partitë e opozitës të mbledhura në Aleancën për Serbinë kanë bojkotuar zgjedhjet Parlamentare. Kishte disa përpjekje për dialog midis partisë në pushtet dhe opozitës, por asgjë nuk erdhi si rezultat.

Ndryshimi i vetëm i madh që ndodhi është që partia në pushtet uli pragun për të hyrë në parlament nga 5 në 3 përqind, gjë që ka rritur shanset e partive të vogla për të marrë disa vende në parlament.

Zgjedhjet ishin caktuar për 26 Prill por u shtynë pasi vendi shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në 15 Mars.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura