U bllokuan në aeroportin në Gjermani, nisen drejt Tiranës 200 qytetarë shqiptarë

| 14:59
SHPËRNDAJE

aeroport-gjermani

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thotë se 200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani janë nisur drejt Tiranës.

Ata ishin bllokuar në aeroportin gjerman. Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë, asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.