“U bëre ti moj k***ë të refuzosh Mevlanin”- Fjorela Peto flet hapur dhe tregon SMS-të

Oct 28, 2020 | 13:51
SHPËRNDAJE

Takimi i Fjorela Petos dhe Mevlan Shabës ka qenë ndër të parët i realizuar që nga nisja e programit “Përputhen”.

fjorela mevlani

Duket se arushi gjigant dhe buqeta me lule, nuk e bindën bukuroshen brune që të ndryshonte mendim për Mevlanin. Ajo ka deklaruar se nuk ka tërheqje fizike ndaj tij dhe nuk e sheh dot si partner, prandaj nuk dëshiron që të dalë më me të.

mevlani shqipja fjorela (3)

Pas insistimit të shumë personave, ajo vendosi të dilte për herë të dytë me të në takim, por duke qartësuar se nuk e sheh dot më shumë sesa shok. Ditën e djeshme, u transmetua takimi i saj me një nga djemtë e rinj, Ervin Koxherrin.

mevlani shqipja fjorela (2)

Gjatë bisedës, Fjorela zbuloi se shumë njerëz e kanë fyer për mënyrën se si është sjellë me Mevlanin.

Më shanin ‘u bëre ti moj k***ë të refuzosh Mevlanin’. Sikur unë çfarë kisha bërë. Të betohem, ndonjëherë, mendoja se mos janë të afërm të Mevlanit ato që shkruanin,”- u shpreh Fjorela.

fjorela peto (2)
fjorela peto (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura