“U bëra e varur nga pornografia kur isha në shkollë fillore”, 23-vjeçarja tregon makthin që ka përjetuar që në moshën… Ja si ndryshoi jeta e saj

Sep 28, 2020 | 12:11
SHPËRNDAJE

Kur ishte vetëm 10 vjeç dhe ende në shkollë fillore, Courtney Dabiella Boateng filloi të shihte porno online.

varësia nga pornografia (1)

Sipas “The Sun”, 23-vjeçarja u bë e varur ndaj saj dhe kjo zgjati deri 4 vjet më parë.

“Isha vetëm 10 vjeç dhe e dija që nuk duhet të shihja këto gjëra, por nuk mund ta ndaloja veten.

Gjithmonë kam qenë një fëmijë kureshtar dhe kur prindërit ikën në punë shkova të kërkoja në Youtube për të shuar kuriozitetin e asaj që dëgjoja nëpër tekste këngësh apo shihja nëpër filma.

varësia nga pornografia (5)

Gjithçka qe shumë e lehtë, pasi thjesht klikova butonin ku përcaktohej mosha, pra mbi 18 vjeç”,- tha ajo.

Por, situata filloi të bëhej serioze me kalimin e ditëve.

“Pas një muaji apo më shumë, mund të kalonin pak ditë pa parë pornografi, pasi në mendjen time vërtiteshin vetëm imazhet që kisha parë. Gjatë asaj kohe, shpenzoja 2 ose 3 orë në javë duke parë pornografi.

Marrëdhënia ime me pornografinë ndryshoi kur isha 15 vjeç. Fillova të përjetoja makth dy herë në muaj dhe e gjeja shpëtimin tek pornografia. Fillova të masturbohesha”,- shtoi ajo.

varësia nga pornografia (4)

Kur miqtë e saj diskutonin ndonjëherë për pornografi, ajo ndihej e lehtësuar, por kurrë nuk kishte guxim t’u tregonte për historinë e saj.

Në universitet, ankthi i saj doli jashtë kontrolli.

“Ndihesha e mbytur dhe atë periudhë u përpoqa t’i jepja fund jetës duke marrë mbidoza paracetamoli. U mbylla në banjë, aty ku motra më gjeti të shtrirë pa ndjenja dhe njoftoi ambulancën.

varësia nga pornografia (2)

E shkatërruar, mami më pyeti pse e kisha bërë një gjë të tillë, por nuk munda t’i tregoja për pornografinë edhe pse e dija që varësia ndaj saj ishte arsyeja që më kishte sjellë në këtë gjendje”,- vazhdoi të tregonte ajo.

Për më tepër, ajo i dha fund një marrëdhënieje të cilën e krijoi në moshën 18-vjeçare, pasi nuk arriti të ndiente pasionin që i jepte pornografia.

varësia nga pornografia (3)

“Nuk i tregova askujt për varësinë time deri në momentin që filmova një video të vetes, ku rrëfeja gjithçka dhe më pas e postova në Youtube në prill të këtij viti. Më shumë se 800,000 njerëz ndanë betejat e tyre të ngjashme. Do doja që diçka të tillë ta kisha bërë vite më parë, pasi më dukej se ata më mbështesnin”,- rrëfeu 23-vjeçarja.

Tashmë, për shkak të dhunës ndaj gruas apo abuzimit seksual, ajo ka hequr dorë nga pornografia, pasi e lidh pikërisht me këto elementë negativë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura