U bë xhaxha për herë të parë, Granit Xhaka shpërndan postimin emocionues: Me fat që …

| 9:37
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka u bë ditën e djeshme baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Arbnora, solli në jetë djalin, të cilin e quajtën Klevis.

xHAKA

Një emocion i veçantë për Taulantin dhe familjen e tij. Sigurisht gëzim të madh ka përjetuar edhe Granit Xhaka, i cili tashmë është bërë xhaxha. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Graniti, ka ndarë me fansat e tij, emocionet e ardhjes në jetë të nipit të ti.

granit-xhaka-taulant-xhaka_1p8mdy1x1af1s1125b175uh2gp

Ja çfarë shkruan mesfushori i Arsenalit:

“Doja të ndaja me ju gëzimin dhe emocionin më të madh që kam ndjerë sot kur mora lajmin që jam bërë XHAXHA. Faleminderit ZOT! Vëllai im, Taulant Xhaka, dhe Arbnora sollën sot në jetë djalin e mrekullueshëm me emrin Klevis, që ta gëzojë emrin, të këtë jetë të gjatë dhe plot shëndet në jetë. Axha Granit ju uron çdo të mirë dhe sa me shumë shëndet për ju të gjithë.

Të njëjtin gëzim dhe emocion kam ndjerë, si ditën që u bëra vetë baba. Zot, faleminderit për këtë dhuratë. Jam shumë, shumë i lumtur dhe me fat që ju kam. Axha Granit, Leonita  dhe Ayana ju duan fort. Jemi shumë, shumë krenarë. Gjithmonë do jemi me ju”, shkruan Granit Xhaka.


PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.