“U bë realitet”, Rita Ora reagon pas rindërtimit të banesës së familjes së prekur nga tërmeti në Tiranë

Jan 17, 2020 | 16:49
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Rita Ora reagoi pasi mbajti premtimin për ndërtimin e një banese për një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

rita ora1

Ditën e enjte familja Sula në Pinar të Tiranës mori çelësat e banesës së re, ndërtimi i së cilës u financua nga Rita.

Duke falënderuar përkrahësit që bënë të mundur këtë realitet, këngëtarja publikoi fotot e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Shtëpitë që ndërtova me skuadrën më në fund po vijnë në jetë. Ju falënderoj të gjithëve që ndihmuat për ta bërë këtë një realitet,”- shkroi ajo.

Ishte Veliaj ai që u dha çelësat e banesës së re familjes Sula që përbëhet nga 6 anëtarë. Ndërsa falënderoi Ritën për ndihmën e saj.

rita-ora rita-ora1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura