“U bë më urdhër të Ramës”, ish kryeministri flet për transferimin e prokurorëve: Duan të prishin….

Sep 21, 2018 | 20:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me “rebelin” që ka ndodhur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku prokurorët refuzuan që të lexojnë pretencën për “Shullazin”.

Berisha në një postim në Facebook, shkruan se  sot Edi Rama ka shkrirë Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Më tej Berisha shkruan se kjo është bërë me qëllim për të prishur hetimet për Saimir Tahirit dhe për dojsen e Xibrakës.

Berishaaaaaaa

Postimi i plotë

Nje rekord tjeter i zi i antireformes ne drejtesi!

Krye, krye kreu, Kallam Deshtaku shkriu sot prokurorine e krimeve te renda per te shpetuar Saimir Trafikun dhe Milin e Partise!

Te dashur miq, ne nje akt te pashembullt te historise se institucionit te akuzes se Shqiperise, sot Krye prokurori, kryegjykatesi, kryekushtetuesi Kallam Deshtaku, pasi shkaktoi perleshje fizike dhe futi forcat e nderhyrjes se shpejte ne zyrat e prokurorise, urdheroi de facto shkrirjen e prokurorise se krimeve te renda.

Qellimet e ndeshkimit antikushtetues dhe antiligjor te 13 prokuroreve jane:

1-prishja e hetimeve dhe shpetimi nga akuza e Saimir Trafikut, veçanerisht tani qe nga organi i akuzes se Malit te Zi erdhen provat e qarta te lidhjeve te tij ne trafiqe me jahte luksoze, me te cilat ministri trafikant nisej nga brigjet e Malit te Zi!
Edvin Kristaq Rama eshte skllav me dosjen e Xibrakes dhe regjistrimin e orgjive erotike nga Klement Balili ne Santa Quaranta.

2-Prishja e dosjes se hetimit te Milit te Partise ne kercenimimin e tij direkt se do te deshmonte per porosite e Rames qe ka zbatuar duke kryer vepra penale.

3-Ne prokurorine e krimeve te renda eshte marre vesh se ekspertiza e huaj ka faktuar se ne aferen e trafiqeve te Geron Xhafes zeri eshte origjinal i tij, por ekspertiza nuk u dorezohej prokuroreve te çeshtjes.

Te dashur miq, ky eshte nje akt tjeter antikushtetues qe ndodh ne kushtet e grushtit te shtetit te kryer nga Edvin Kristaq Rama, i cili fton çdo qytetar te permbysim me çdo mjet kete bande trafikantesh, puçistesh dhe kriminelesh ne pushtet. sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura