U arrestuan se vodhën dy biçikleta, i zbulohen armë në banesë

Apr 29, 2016 | 9:39
SHPËRNDAJE

Dy të rinj u arrestuan për vjedhje, por gjatë kontrollit iu zbuluan edhe armë. Policia e Korcës njofton se ka arrestuar Arnol Isa, 21 vjeç, banues në fshatin Kabash, Kolonjë si edhe  Vitjon Qirici, 21 vjeç, banues në fshatin Gostivisht.

arme2“Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, më datë 03.04.2016, në Ersekë, kanë vjedhur dy biçikleta në pronësi të shtetasit S.B, 41 vjeç, pranë banesës të tij, ngjarje për të cilën, ka bërë kallëzim penal ky i fundit”-njofton policia.

arme1Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me këtë rast, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë, në banesën e shtetasit Arnol Isa, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 1 (një) automatik dhe 50 (pesëdhjetë) fishekë luftarakë, model 56, të kalibrit 7.62 mm dhe 4 (katër) krehra.

armeMaterialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura