U arrestua se përdhunoi 2 turiste 17 vjeçe, lirohet nga qelia shqiptari. Zbardhet dëshmia

Sep 3, 2018 | 19:29
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Shqiptari 19-vjeçar, i arrestuar disa ditë më parë në Itali nën akuzën e përdhunimit në grup të dy turisteve 17 vjeçe, është lënë i lirë nga gjykata. Të njëjtin vendimi, trupi gjykues i gjykatës së Como-s ka marrë edhe për dy personat e tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të tij. Të azkuarit kanë mohuar akuzat.

Ata tashmë do hetohen në gjendje të lirë, raportojnë këtë të hënë. “Testi i DNA-së do tregojë se kemi të drejtë”, tha avokati i një prej të arrestuarve. Gjykatësi u shpreh se nuk ka prova të mjaftueshme për ti lënë në burg të akuzuarit.

Në kërkim policor është një moldav.

31/08/2018 -“Kërcyem në lokal pastaj na çuan në plazh natën dhe…” 3 të arrestuar për përdhunimin e 2 turisteve, mes tyre 1 shqiptar

Tre persona, mes tyre një shqiptar, janë arrestuar në Itali, nën akuzën se kanë përdhunuar dy vajza të mitura. Ndërsa një i katër, me shtetësi moldave, është në kërkim. Në pranga janë vënë një shqiptar, një italian dhe një maroken.

Untitled

Sipas raportimeve të mediave lokale referuar kallëzimit të dy adoleshenteve italiane: dhunua seksuale është konsumuar natën mes 8 dhe 9 gushtit në Menaggio, zonë në liqenin e Komos. Pikërisht në Menaggio, agresorët punonin gjatë sezonit turistik, ndërsa dy vajzat 17 vjeçe, shoqe me njëra-tjetrën, kishin shkuar me pushime.

Adoleshentet janë njohur me 4 agresorët pasi kanë pranuar që këta të fundit ti shoqëronin me makinë në një lokal në zonë, ku italiani punonte si banakier. Pasi kanë konsumuar pije alkoolike dhe kërcyer, 4 të akuzuarit i shoqëruan vajzat në një plazh, rreth 3 km nga Menaggio.

Pikërisht aty, sipas denoncimit të vajzave, ka ndodhur dhuna seksuale. Kanë qenë vetë 17-vjeçaret që kanë bërë kallëzim në polici.

Të hënën, pritet të zhvillohet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura