U arrestua për trafikim gomonesh, por rezulton si skafisti i 1.3 tonëve drogë të bllokuar në Kavajë

Oct 12, 2017 | 18:05
SHPËRNDAJE

Nertil Shehu arrestuar gushtin e këtij viti si i dyshuar për trafikimi gomonesh ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku u njoh me ndryshimet e prokurorisë.

nertil

Vlonjati, u la në burg pasi rezulton i përfshirë edhe në trafikun e ngelur në tentativë të 1.3 tonëve hashash, një ngarkesë kjo që u bllokua në Kavajë në muajin korrik.

Shenjat e gishtave të konstatuar në skafin që do të transportonte 1.3 ton hashash zbuluan se Nertil Shehu mund të ketë qenë në rolin e skafistit dhe se ia ka dalë mbanë ti shpëtonte policisë për një muaj.

Ndërkohë që më herët si skafist i të njëjtit rrjet është lënë nën arrest me burg edhe Skerdi Sina.

Ngarkesa e drogës u zbulua nga një postbllok policie në Kavajë ndërkohë që ranë në pranga edhe transportuesit si dhe u bllokuan dy automjete.

Mes të arrestuarve ishin dhe Aristotel Kasaj dhe Arvis Muça, të cilët kishin shitur makinën tek një i kërkuar që nuk pranonte të përpilonte aktin e shitjes.

“Ky është një viktimë, peshku i madh është jashtë”, ka thënë avokati Edmond Petraj.

Aktualisht për këtë çështje janë në kërkim edhe dy persona të tjerë që dyshohen si skafistë të grupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura