U arrestua pasi mori ryshfet nga agjenti i infiltruar, mjeku i spitalit të Traumës pëson ishemi celebrale! Dërgohet në urgjencë

Sep 26, 2022 | 10:02
SHPËRNDAJE

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim.

Burime bëjnë me dije për News 24 se ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekut do t’i komunikohej ditën e sotme masa e sigurisë. Marku u arrestua të shtunën në ambientet e spitalit pasi një agjent i infiltruar i dha 200 mijë lekë të vjetra në këmbim të shërbimit shëndetësor.

Pamjet e arrestimit të tij u publikuan në media, teksa ai dilte nga spitali me pranga në duar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura