U arrestua pas denoncimit të dy të miturave, dëshmia e kushërirave: 56-vjeçari, para shtëpisë…

Jul 8, 2020 | 11:49
SHPËRNDAJE

Është zbardhur dëshmia  e dy vajzave të mitura 9 dhe 13 vjeçe, pas arrestimit të 56-vjeçarit nga Durrësi, i cili ra sot në pranga, pasi u akuza se i ngacmonte ato seksualisht.

Dy vajzat janë kushërira me njëra tjetrën, ndërsa 13-vjeçarja, e cila e ka komshi 56-vjeçarin, ka thënë se ai i ngacmonte me fjalë kur i haste në rrugë, afër shtëpisë.

abuzim seksual, ilustrim
Foto Ilustim

Po ashtu vajzat kanë treguar se i ka ngacmuar edhe njëherë tjetër, kur ndodheshin të dyja para shtëpisë.

Ndërkohë, 56-vjeçari ka mohuar akuzat, ndërsa ka deklaruar në polici se nuk ka patur si qëllim ti ngacmonte të miturat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura