U arrestua në Itali për trafikun e 120 milion eurove kokainë, kush është 42 vjeçari nga Mirdita (Emri)

Feb 20, 2020 | 19:42
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë, autoritetet italiane arrestuan një 42 vjeçar shqiptar, i akuzuar për trafikimin e rreth 1 ton e 200 kg kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

2823846

Mediat greke shkruajnë sot se burri është Alfred Arapi, nga Mirdita, i cili kishte një rol të rëndësishëm në vendimet dhe veprimet e organizatës së trafikut.

Policia gjithashtu raportohet se e dinte që 42-vjeçari kishte para për të organizuar udhëtimin dhe për të transportuar drogën.

Shqiptari, i cili nuk kishte rënë kurrë në duart e autoriteteve greke, ishte me dy persona të tjerë në BMW të zezë kur u vu re nga policia italiane në Pordentone, në veri të shtetit fqinj. Sipas autoriteteve italiane, ai jetonte për një kohë të gjatë në zonë dhe mbante një biznes tregtie hekuri.

Pas kontrollit të të dhënave në sistem dhe krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve, rezultoi se shqiptari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke, i lëshuar në fillim të muajit shkurt të këtij viti. Pas arrestimit të tij, procedurat për ekstradimin e tij në Greqi tashmë kanë filluar.

“Zougla” shkruan se në Greqi, ai ishte person i panjohur për autoritetet e zbatimit të ligjit, madje edhe në nivelin e inteligjencës.

Vlera e drogës së kapur do t’u kishte sjellë përfitime rreth 120 milion euro organizatës.

Operacioni i madh në Greqi u zhvillua janarin e kaluar ku u arrestuan tetë të huajve, përfshirë pesë, ndërsa 1.200 kg kokainë dhe armë u kapën dhe u sekuestruan në Astakos.

Të mërkurën u arrestua edhe një burrë grek banues Kallithea si pjesë e rrjetit ndërkombëtar të drogës.

Droga u zbulua në një kompleks dhomash me qira të vendosura në rrugën provinciale Astakos-Mytikas. Raportet thonë se është një organizatë kriminale transnacionale që trafikonte kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën veriperëndimore. Në të vërtetë, të njëjtat informacione thonë se ata janë veçanërisht kriminelë mizorë.

Hetimet disa mujore të policisë, DEA-s amerikane dhe organe të tjera partnere, zbuluan se menaxherët e organizatës kriminale kanë banuar jashtë Greqisë, ku ku drejtonin anëtarët e tjerë.

 

/S.Lleshi/Panorama/

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura