U arrestua gjatë tubimit të dhunshëm të Sali Berishës, reagon pas daljes nga qelia Arkimed Lushaj: Ishte shaka si gjithmonë! S’jam mërzitur….

Jan 13, 2022 | 12:03
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur, Stresi ishte mes 34 të arrestuarve në protestën e 8 janarit të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për marrjen e selisë blu.

Arkimed Lushaj u lirua nga paraburgimi pas seancës së djeshme gjyqësore dhe po shijon lirinë.

Në një postim në InstaStory, reperi falenderoi fansat për përkrahjen përgjatë këtyre ditëve që ishte i shoqëruar në polici.

Ai u shpreh me ironi se “kjo nuk ishte asgjë, por një shaka si gjithmonë”. Ndërsa shtoi se nuk u mërzit aspak, përkundrazi u kënaq.

“Ju falenderoj nga zemra për përkrahjen. Nuk ishte asgjë, ishte shaka si gjithmonë. Nuk jemi mërzitur aspak, përkundrazi u kënaqëm”, u shpreh reperi.

Stresi doli përpara togave të zeza gjatë seancës së të mërkurës i qeshur dhe me dy gishtat lart, teksa bënte thirrje nga kafazi i gjykatës: “Basha ik!”

Ndërsa nuk munguan as selfie-t me avokatët në sallën e gjyqit. Stresi u arrestua në protestën e 8 janarit por u shpreh se nuk kishte bërë asgjë.

“Nëse kam gjuajtur një gur keni të drejtë të veproni, por jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bërë gjë”, shkroi ai në një postim në InstaStory ditën e arrestimit, shoqëruar me pamje nga furgoni i policisë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura