U arrestua dje bashkë më vëllezërit, lihet i lirë Flamur Avdyli

Oct 22, 2018 | 10:16
SHPËRNDAJE

Falmur Avdyli, i arrestuar dje gjatë një operacioni të gjerë të policisë, është lënë sot i lirë.

Avdyli është parë të dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pak minuta më parë, i shoqëruar nga një person tjetër.

Kujtojmë se përpos vëllezërve Flamur dhe Astrit Avdylaj mbrëmë u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë u shoqëruan. Ndërkohë që paraditen e sotme, Flamur Avdyli u lirua.

Operacioni anti-drogë/ Arrestohen vëllezërit Avdyli në Shijak, akuzohen për trafik heroine

Policia blindon Durrësin e Shijakun, goditen nga forca e ligjit krerë të grupeve kriminale. Prokuroria ka nxjerr urdhër arresti për anëtaret e familjes Avdyli në Shijak. Mësohet se të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar heroine.

fdfd

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar; Flamur Avdyli, Astrit Avdyli, Jasim Avdyli, Shkëlqim Avdyli, Fatos Llaftiu dhe Shaqir Gjepali. Mes të arrestuarve është edhe H. Hoxha i dënuar në Turqi për trafik heroine. Ndërkohë që në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar mbi 20 persona të tjerë. Të arrestuarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas arrestimit.

Familja Avdyli është një mbiemër i njohur, pasi zotëron disa biznese të fuqishme në qytetin bregdetar të Durrësit, mes tyre kompania “Orges Albania 2016′ një hoteli luksoz ‘Germany’ si dhe disa lokale luksoze në Durrës. Anëtaret e familjes Avdyli akuzohen për trafik ndërkombëtar heroine dhe së bashku me persona të tjerë të arrestuar kanë organizuar një organizatë kriminale.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura