U arratisën nga burgu i Drenovës, gjykata vendos: Ja dënimet për 7 personat

May 28, 2015 | 11:42
SHPËRNDAJE

Gjykata e Korçës ka dënuar sot me 150 vjet burg në total 7 të arratisurit nga burgu i Drenovës.


Sipas vendimit të dhënë në seancën e sotme, gjykata ka dënuar me 25 vite burg Admir Tafilin, Gëzim Gurin, Fran Marashin. Ndërkohë me 17 vjet është dënuar Elvis Lami, me 15 vjet Albi Mcini dhe Alfred qefalia, me 13 vjet Olsian Maci dhe me 2 vjet e 6 muaj Artur Gorën.

Gjatë pretencës Prokuroria e ka quajtur planin e arratisjes nga Burgu i Drenovës të mirëorganizuar ka kërkuar shpalljen fajtorë dhe dënimin e tyre për arratinë e 23 nëntorit të vitit 2013. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura