Foto/ U arratis nga komisariati, arrestohet Emirjon Nika, ja ku fshihej

Sep 15, 2017 | 22:20
SHPËRNDAJE

Pas gati një jave i arratisur nga kosisariati i Pukes, policika ka arrestuar 20- vjeçarin Emirjon Nika.

Emirjon Nika
20- vjeçari Nika u arratis para një jave nga qelia e paraburgimit. Policia e ka arrestuar 20-vjeçarin Ermirjon Nika në fshatin Karmë, Pukë.

Ermirjon Nika u arrestua 6 ditë pas arratisjes nga paraburgimi në Komisariatin e Pukës. Policia ka arrestuar pas sinjalizimit nga banorët e zonës.

Ermirjon Nika dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe. Gjykata ka vendosur masën ‘Arrest në burg’ për Nikën i akuzuar për ‘Vjedhje’.

Njoftimi i policise

Pukë

Kapet dhe ndalohet shtetasi në kërkim Emirjon Nikja

Pas një operacioni të organizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, mbi bazën e një informacioni policor, në zonën e Karmës, gjatë rrugës për në Koman, ku qëndronte i fshehur, është kapur dhe ndaluar shtetasi:

Ermirjon Nikja 20 vjeç, lindur në Karmë, Vau Dejës, banues në Laprakë, Tiranë, i denuar edhe mëparë për disa vepra penale.

Më datë 09.09.2017, gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, është larguar nga dhoma e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë

Ky person dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe të një shtetasi, ngjarje e ndodhur më datë 24.08.2017, ku Gjykata Rrethit Pukë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura