U akuzua se nuk ka ndihmuar të prekurit nga tërmeti, reagon Enca: Nuk shfrytëzoj…

Dec 5, 2019 | 14:00
SHPËRNDAJE

Dëmet e tërmetit të fuqishëm që goditën vendin tonë ishin të shumta. Për këtë, shumë njerëz publikë dhanë ndihën e tyre duke u solidarizuar me të prekurit nga ky tërmet.

Por këngëtarja e njohur Enca është akuzuar se nuk ka kontribuar për fatkeqësinë natyrore. Pas këtyre lajmeve, ajo është prekur dhe ka vendosur të reagojë duke publikuar kështu arkivën e fotove ku solidarizohej me ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dashur të shfrytëzojë raste të tilla për vëmendje.

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja”, shkruan Enca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura