U akuzua për moshën e tij, talenti i Lacios përfundon sërish tek…

Sep 15, 2019 | 13:54
SHPËRNDAJE

Jozef Minala zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lacion, prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij.

minala

 Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur.

Pas eksperiencave i huazuar me Barin e Latinën në Serinë B, në sezonin 2017-2018 pati një vit pozitiv, ku luajti 52 takime për Salernitanën, e shënoi 4 gola. Gjithsesi, huazimi mbaroi dhe ai është rikthyer sërish tek Lacio, tashmë në moshën 23-vjeçare.

Minala ka kontratë deri në vitin 2021 me Lacion, por në ekipin e parë të Inzagit nuk ka vend për të. Por, klubi i ka gjetur një vend tek të rinjtë e Lacios. Edhe pse tashmë 23 vjeç, Minala duket se ka edhe një mundësi tjetër për të treguar aftësitë e tij.

PANORAMASPORT.A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura