U akuzua nga LSI se vjedh ujin e pijshëm, reagon deputeti i PS-së

Jul 25, 2017 | 23:33
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ka reaguar ditën e sotme vonë për akuzat e LSI-së, se ai vjedh ujin e pijshëm për bizneset e tij në Tiranë.

qefaliaAkuza është bërë nga Elona Guri, anëtare e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Guri tha sot se ndër biznesmenët e PS-së që vjedhin ujin është Qefalia, i denoncuar nga qytetarët.

Por ai, në një prononcim për “News24” thotë se Guri shpif dhe se duhet t’i provojë akuzat para se të flasë.

“Elona shpif, nese ajo nuk verteton akuzat deri neser do ta padis”, ka thene ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura