U aktivizua pak pasi babai i tij ndërroi jetë, Emiljano Vila i përlotur: Ia kisha borxh të luaja sot, dua Kupën për të

| 23:28
SHPËRNDAJE

Emiljano Vila ka bërë një gjest shumë të veçantë, teksa vetëm pak kohë pasi humbi babain e tij, vendosi të bashkohej me skuadrën dhe i kërkoi trajnerit Martini ta aktivizojë për ndeshjen  me Skënderbeun.bandicam 2020-07-06 23-11-46-858

Pas përfundimit të takimit, për mikrofonat e “Supersport” është shprehur se ia kishte borxh babait të tij për të luajtur sot.

Babi im që i vogël më ka ndenjur afër. Që 9-10 vjeç më dërgonte çdo ditë në fushë, ia kisha borxh dhe duhet të luaja me çdo kusht. Shpresoj ta kem kënaqur atje ku është.

Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mirë dhe kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera. Dua të falënderoj të gjithë ekipin dhe trajnerin. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë te trofeu, të cilin do ia dedikoj babait tim.

Këtu është shtëpia imë, këtu kam krijuar themelet. Zoti më ka dhënë forcë për të dhënë më të mirën çdo ndeshje. Që kur kam firmosur këtu kam gjetur një moment shumë të mirë.”, u shpreh Vila.

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.