U aksidentua teksa po ecte në trotuar, kush është tropojani që humbi jetën (emri+foto)

Oct 7, 2019 | 10:11
SHPËRNDAJE

LEZHE – Ishte duke ecur në trotuar, përplaset për vdekje 29-vjeçari, arrestohet shoferi. Një i ri nga Tropoja humbi jetën në Lezhë, si pasojë e një aksidenti rrugor. 29-vjeçari Fatmir Pervataj u përplas nga një makinë në aksin Lezhë-Shëngjin. 

fatmir pervataj

I riu, sipas Policisë, u aksidentua ndërsa po ecte në këmbë. Ngjarja ndodhi pranë fabrikës së letrës, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës. Makina drejtohej nga një 19-vjeçar, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë së Lezhës deri në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

29-vjeçari nga Tropoja, pavarësisht dërgimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nuk u mbijetoi plagëve që mori nga përplasja e rëndë.

“Në rrugën Lezhë–Shëngjin, shtetasi E.M., 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P., 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, bëhet e ditur nga Policia lidhur me aksidentin e rëndë. e.h

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura