Tym e flakë në Fier, “Benz-i” shkrumbohet plotësisht në mes të rrugës

Dec 9, 2019 | 16:00
SHPËRNDAJE

policia-fier-1

Një makinë ka shpërthyer në flakë, teksa ka qenë në ecje, në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur te kthesa e Safarit, ku është djegur mjeti tip “Benz”.

Shkak i ngjarjes ka qenë një problem teknik, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Siç shihet edhe në videon që sjell “BalkanWeb” mjeti është pushtuar nga tymi i zi dhe flakët në mes të rrugës, duke u djegur plotësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura