TV gjerman ARD, jehonë dekorimit të qenit hero nga Meta: Puthje presidenciale për Sadak

| 16:36
SHPËRNDAJE

Televizioni gjerman ARD ka publikuar një rrjetin social “Instagram” një postim dhe një disa foto nga ceremonia e dekorimit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta të zhvilluar të mërkurën në Kosovë.

Në këtë veprimtari Presidenti i Republikës Meta vlerësoi Forcat e Sigurisë së Kosovës, Njësinë Operacionale të Policisë, Ekipin e Zjarrfikësve të Kosovës, Njësinë K9 si dhe të gjithë ekipet e specializuara që dhanë një kontribut të madh gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

a02a88f9-8bc7-4680-8124-95519155f1f9

ARD është fokusuar veçanërisht te vlerësimi që kreu i shtetit i bëri qenit të Njësitit K9 të FSK-së, Sadak, që u kthye në një hero gjatë këtij operacioni, duke ndihmuar në gjetjen e njerëzve të mbetur nën rrënoja.

Pas tërmetit të tmerrshëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi Shqipërinë javën e kaluar, që pati një bilanc tragjik me 51 të vdekur dhe me mijëra të mbetur të pastrehë, pati një solidarizim të madh ndërkombëtar. Mes shumë trupave të specializuara të ardhura në ndihmë nga jashtë vendit ishte edhe Njësia K9 e Kosovës për kërkim-shpëtimin me qenin e tyre Sadak, që ndihmoi në gjetjen e viktimave.

Dje (të mërkurën), kjo njësi u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për kontributin e dhënë, përfshirë edhe shpëtimtarin Sadak. Madje, për qenin pati edhe një ‘puthje presidenciale’”, shkruan televizioni ARD në postimin kushtuar kësaj ngjarjeje.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

  1. Dhe pastruesi i pallatit të brigadave s'do kishte rrjedhur aq shumë gjatë funksionit të ushtruar. Presidenti Meta s'mund të mbaj familjen e tijë jo më kostumin e shefit të shtetit. Iku koha kur i binte çekiqit pas votimit.

Comments are closed.