Tusk: Evropa po tregohet e egër dhe raciste karshi refugjatëve

Sep 2, 2015 | 9:04
SHPËRNDAJE

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dënoi sjelljet ksenofobe në Bashkimin Evropian ndaj imigrantëve të cilët synojnë të bëhen pjesë e kësaj hapësire.

tusk“Cilatdo qofshin sfidat që vijnë nga eksodi i emigrantëve, nuk ka justifikime për një reagim aq të egër a një sjellje raciste apo ksenofobe kundrejt tyre”, deklaroi Tusk gjatë një takimi në Zagreb me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitarovic.

Incidentet ksenofobe drejtuar refugjatëve në Gjermani, ngjarje të dënueshme nga kancelarja Angela Merkel si dhe media dhe personalitete janë bashkuar në mbrojtje të kësaj kauze.

“Prioriteti ynë mbetet siguria e jetës së emigrantëve në përpjekje për t’iu bashkuar BE-së”, ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura