Presioni i Turqisë: Dorëzo 8 puçistët. Athina: Nuk ndërhyjmë në drejtësi

Jul 20, 2016 | 9:13
SHPËRNDAJE

Teksa autoritetet greke po merrem me shqyrtimin e kërkesave për azil për 8 ushtarakët turq, pjese e grupit të pucisteve në Turqi, mediat greke raportojnë se ambasadori turk ka kërcënuar Athinën zyrtare. 

ushataret

Protothema shkruan sot se ambasadori turk në Athinë ka kërkuar përshpejtimin e procesit për kthimin e 8 pjesetareve ne grushtin e shtetit ne Turqi.

Sipas ambasadorit, Kerim Uras çdo vendim i drejtësisë për të mos dërguar 8 ushtarët në Ankara, nuk do të ndihmjë në marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve.

Mediat greke e quajnë këtë deklaratë tejkalim të masës nga ana e Turqisë dhe presion i hapur ndaj Athinës.

Sipas Protothemes, “qeveria turke rrit presionin mbi Athinën duke kërkuar në thelb që qeveria greke të ndërhyjë në drejtësi, siç është bërë në vendin e Erdogan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura