Turqia po planifikon pushtimin e Sirisë? Deklarata e Davutoglu alarmon Rusinë (Video)

Feb 10, 2016 | 11:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu u zotua për të kthyer një “borxh historik” për “vëllezërit e Aleppo-s” të cilët ndihmuan për të mbrojtur vendin në fillim të shekullit të 20-të.

“Ne do tua kthejmë borxhin tonë historik. Në një kohë, vëllezërit tanë nga Aleppo kanë mbrojtur qytetet tona si Sanliurfa, Gaziantep, Kahramanmaras, e tani ne do të mbrojmë Aleppo-n heroike. E gjithë Turqia qëndron prapa mbrojtësve të saj”, ka thënë Davutoglu në takimin e fraksionit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, shkruan “RT“.

Deklarata alarmuese vjen më pak se një javë pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë paralajmëroi se Turqia po përgatit një pushtim ushtarak të Sirisë dhe se është duke u përpjekur për të fshehur aktivitetin e paligjshëm në kufirin e saj me Sirinë.

“Ne kemi prova të rëndësishme për të dyshuar se Turqia është në mes të përgatitjeve intensive për një pushtim ushtarak në territorin sovran të Sirisë”, u ka thënë gazetarëve në Moskë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

 

Zhvillimet e reja vijnë pasi forcat e xhihadit të cilat po luftojnë ushtrinë e presidentit Bashar Asad në veri të Sirisë janë duke vuajtur humbje dhe po tërhiqen drejt kufirit turk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura