Turqia nxjerr të dhënat e ditës, 15 të vdekur dhe 561 të infektuar në 24 orë nga Covid-19 / Erdogan: Do ta kalojmë për dy apo tri javë

Mar 25, 2020 | 23:46
SHPËRNDAJE

Numri i vdekjeve në Turqi nga koronavirusi është rritur me 15 të mërkurën në 59 viktima gjithsej deri tani, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 561 brenda ditës, me një total prej 2,433 të prekur nga koronavirus, sipas ministrit turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Una infermiera del reparto di Malattie Infettive dell'ospedale S.Martino. Genova, 30 Gennaio 2020. ANSA/LUCA ZENNARO

Ai tha se 5,035 teste janë kryer në 24 orët e fundit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në Turqi në rreth 33,000. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do ta kapërcejë shpërthimin e koronavirusit në dy apo tri javë nëpërmjet masave të mira, me sa më pak dëm të jetë e mundur.

Më herët të mërkurën Turqia vendosi të shtyjë mbylljen e të gjitha shkollave deri më 30 prill.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan tha se Turqia ishte e përgatitur për çdo skenar të shpërthimit dhe u bëri thirrje turqve të tregojnë durim, mirëkuptim dhe mbështetje.

“Duke thyer shpejtësinë e përhapjes së virusit, në dy deri në tre javë, ne do ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt të jetë e mundur me sa më pak dëme të jetë e mundur. Ditë të ndritshme na presin, për sa kohë që t’i përmbahemi paralajmërimeve, të mbetemi të kujdesshëm.

Jeta e çdo qytetari është po aq e vlefshme për ne. Kjo është arsyeja pse ne themi: Rrini në shtëpi!” tha Erdogan.

Turqia ka ndërmarrë një seri masash për të përmbajtur përhapjen e virusit, përfshirë kufizimin e përdorimit të hapësirave publike, imponimin e një shtetrrethimi të pjesshëm për të moshuarit, si dhe mbylljen e shkollave, kafeneve e bareve, ndalimin e lutjeve në masë, dhe pezullimin e ndeshjeve sportive si dhe fluturimeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura