Turqia nuk tërhiqet: Gati dosjet për ekstradimin e 452 personave, presim përgjigje nga 83 shtete

Nov 15, 2018 | 8:29
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se janë përgatitur dosjet për ekstradimin e 452 personave lidhur me strukturimin e FETO-s jashtë vendit dhe se këto u janë dërguar 83 vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

cavu

Çavuşoğlu ka bërë prezantimin e buxhetin të Ministrisë dhe institucioneve te saj për vitit 2019 në Komisionin e Planit dhe Buxhetit të Parlamentit të Turqisë.

“Ministria jonë ka qenë gjithmonë në veprim dhe aktive në luftën kundër organizatave terroriste. Ne bëjmë të mundur që anëtarët e FETO-s të japin llogari para drejtësisë turke. Në kuadër të hetimeve kundër krerëve të strukturës së FETO-s jashtë vendit, janë përgatitur dosjet për ekstradimin në lidhje me 452 persona. Këto u janë dërguar në 83 vendeve”, tha Çavuşoğlu në fjalën e tij duke bërë të ditur se siguria kombëtare është parësore edhe për politikën e jashtme.

Ai ka theksuar se krahas të deportuarve nga vendet e treta, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh me 21 vende kanë sjellë në Turqi 104 anëtarë të FETO-s të cilët i kanë nxjerrë para drejtësisë.

Në lidhje me mbylljen, pastrimin dhe dorëzimin e institucioneve arsimore të FETO-s tek Fondacioni arsimor Maarif të Turqisë, ministri Çavuşoğlu thotë se kanë arritur rezultate ku në kuadër të kësaj janë mbyllur shkollat dhe kurset e gjuhëve të lidhura me FETO-n në 21 vende ndërsa Fondacioni Maarif ka marrë në dorëzim shkollat e FETO-s në 16 vende.

Çavuşoğlu tha se Turqia për çdo problem në botë ka paraqitur teza të vlefshme dhe të fokusuara në rezultate për zgjidhjen e problemit, vazhdon përpjekjet e saj për krijimin e sistemit ndërkombëtar mbi boshtin e drejtësisë dhe barazisë si dhe udhëheq përpjekjet e reformave në këtë drejtim.

“Përpjekjet, pretendimet tona mund të vërehen edhe mbi qajsjen e iniciatorit edhe mbi qëndrimin njerëzor. Ne në stregjinë tonë në luftën kundër terrorizmit kemi kontribuuar me operacionet tona ‘Mburoja e Eufratit‘ dhe ‘Dega e Ullirit‘ po ashtu edhe me procesin politik me takimet e Astanas ndërsa së fundmi me Marrëveshjen e Soçit kemi dhënë kontribute të rëndësishme në parandalimin e një fatkeqësie njerëzore duke kontribuuar në luftën kundër migracionit”, tha Çavuşoğlu.

“Turqia teksa hyn në vitin 2019 ndodhet në një pozicion kryesues në tryezat ku merren vendime të rëndësishme dhe ajo gjithashtu forcon rolin e saj qendror”, tha Çavuşoğlu duke rikujtuar se kjo është vërejtur edhe në takimin katërpalësh Turqi, Rusi, Gjermani dhe Francë për çështjen e Sirisë.

Çavuşoğlu thekson se lufta kundër terrorizmit, menaxhimi i krizave, menaxhimi i marrëdhënieve strategjike, marrëdhëniet me vendet fqinje, politikat me fokus hapjen rajonale, qytetarët dhe atdhedashësit jashtë vendit janë tema parësore të politikës së jashtme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura