Turqia miraton ofertën e Finlandës për të hyrë në NATO

Mar 23, 2023 | 17:48
SHPËRNDAJE

Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk ka miratuar të enjten një projektligj që ratifikon ofertën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, ka njoftuar transmetuesi shtetëror TRT Haber.

erdogan

Helsinki ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në paktin transatlantik, transmetoi Reuters.

Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit duhet ende të miratojë projektligjin dhe pritet ta bëjë këtë para se të mbyllet në mes të prillit, përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 14 maj.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë javën e kaluar gjatë një vizite të homologut të tij finlandez, Sauli Niinisto në Turqi se parlamenti do të ratifikojë pranimin e Helsinkit në NATO.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura