Turqia merr kontrollin në Afrin, Erdogan: Tani valëviten simbolet e qetësisë, jo leckat e terrorizmit

Mar 18, 2018 | 10:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Turqisë Erdoğan njoftoi se qendra e Afrinit është marrë nën kontroll që nga ora 06.30, duke shtuar se atje tani valëviten flamujt e qetësisë dhe sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka njoftuar se qendra e Afrinit është marrë nën kontroll.

thumbs_b_c_05f6bbbc961e619719aab8c1be942fac

“Tashmë në qendrën e qytetit të Afrinit valëviten simbolet e qetësisë dhe sigurisë dhe jo leckat e organizatës terroriste. Aktualisht atje valëviten flamujtë turq dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane”, tha presidenti Erdogan.

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria (TSK) e Lirë e Siriane (ULS) janë duke i vazhduar aktivitetet e sigurisë pas marrjes së kontrollit të plotë të qendrës së qytetit të Afrinit.

Siç informojnë gazetarët e AA-së në rajon, luftëtarët e ULS-së rreth orës 5:00 sipas kohës lokale kanë tejkaluar linjat e frontit të cilat rrethonin qendrën e qytetit.

Rreth një orë më vonë, njësitet luftarake filluan të hyjnë nga lindja, perëndimi dhe veriu drejt qendrës së qytetit, ndërsa u detonuan disa mina të vendosura nga terroristët.

Forcat turke dhe ULS morën kontrollin e disa lagjeve dhe ndërtesën e doganave dhe atë të distribuimit të energjisë elektrike.

Ndërkaq, rreth orës 8:30 sipas kohës lokale, TSK dhe ULS siguruan kontrollin e plotë të qendrës së qytetit pa hasur në rezistencë, ndërsa më pas filluan aktivitetet e sigurisë.

Aktualisht, ekspertët e forcave turke dhe ULS-së janë duke i neutralizuar minat dhe mjetet shpërthyese artizanale.

Po ashtu, është duke u treguar kujdes maksimal në mënyrë që të mos dëmtohen civilët.

Gjithashtu edhe Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit të Afrinit.

“Qendra e qytetit të Afrinit është marrë nën kontroll nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane. Janë duke vijuar aktivitetet për kërkimin e minave dhe mjeteve shpërthyese artizanale. Bekuar qofshin dëshmorët tanë”, ka njoftuar shtatmadhoria përmes rrjetit social Twitter.

thumbs_b2_ab98635f2d0d79cae2f3806133b0b11b thumbs_b2_20cfa539f67e5357905c94731a3405ac thumbs_b2_f2fb63881d85ae1d6a43c2403f97859c thumbs_b2_9b09292b2645401a1b8fd30b915f5945 thumbs_b2_745f822eb53ec452f093540edb8fe398 thumbs_b2_2f51aeff87a86024d822d9e88d5edb3e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura