Turqia kërcënon hapur Rusinë: Po shkele më hapësirën ajrore, prit pasojat

Feb 1, 2016 | 16:55
SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka thënë se Rusia do të “përballet me pasoja” në qoftë se vazhdon të shkelë hapësirën ajrore të Turqisë.

Deklarata kërcënuese e tij vjen dy ditë pasi Ankaraja deklaroi se Rusia ka shkelur përsëri hapësirën ajrore të saj, pavarësisht paralajmërimeve të shumta që i janë bërë.

ministri i jashtem turk

“Ne thirrëm Ambasadorin (rus) [në Ankara, Andrei Karlov] në ministrinë tonë dhe e dënuam aktin. Në mënyrë të qartë i thamë: “Nëse ka shkelje të ngjashme përsëri ju do të duhet të përballeni me pasojat”, sepse ne më parë i kemi komunikuar rregullat tona në lidhje me Rusinë”, ka thënë Çavuşoğlu, transmeton “Hyrriet”.

Turqia tha se një avion luftarak rus kishte shkelur hapësirën e saj ajrore më 29 janar, edhe pse piloti u udhëzua në mënyrë të përsëritur në gjuhën ruse dhe angleze.

Incidenti vjen gati dy muaj pasi Turqia rrëzua një avion rus për të njëjtin shkak.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar shkeljen e fundit, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje menjëherë Rusisë që të mos përshkallëzonte tensionet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura