Turqia goditet nga “breshëri” tërmetesh brenda pak orësh

Jan 22, 2020 | 23:09
SHPËRNDAJE

Turqia është goditur nga një seri tërmetesh mbrëmjen e sotme, ku më i forti ishte me magnitudë prej 5.6 sipas faqes evropiane EMSC.

lekundje

Tërmeti u regjistrua në Kırkağaç në pjesën perëndimore të vendit, rreth orës 22:22 me orën lokale. Tërmeti kishte një thellësi prej 9 km.

Pas këtij tërmeti, në të njëjtën zonë janë regjistruar edhe 20 lëkundje të tjera. Një tërmet tjetër i fortë ishte 4.7, ndërsa të tjerët janë me forcë më të ulët.

Tërmeti më i fortë shkaktoi shembjen e strukturave, por autoritetet thanë që nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima.

Presidenca e Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha që tërmeti me madhësi 5.4 goditi në afërsi të qytetit Akhisar, në provincën Manisa, në një thellësi prej 6.8 kilometra

Tërmeti shkaktoi panik tek banorët, të cilët dolën jashtë për të qenë më të sigurt. Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat fqinje, si dhe në qytetet e Stambollit dhe Izmirit, njoftoi transmetuesi privat NTV.

Turqia ndodhet në zonën e tërmeteve. Në 1999, një tërmet me madhësi 7.4 vrau më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura