Turqia flet për politikën e Trump: Nuk e mbështet as Evropa, SHBA nuk e di, nuk sheh se …

Aug 17, 2018 | 7:53
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoglu, në lidhje me marrëdhëniet e vendit të tij me SHBA-të tha se, “SHBA nuk e di, nuk mund të shohë se kush është miku i saj i vërtetë”, raporton Anadolu Agency (AA).

ca

Duke folur në mbylljen e konferencës së 10-të të ambasadorëve, ndaj pyetjes së një gazetari se si e vlerëson deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, se “Turqia e vërtetoi se nuk është një mike e mirë”, ministri Çavuşoğlu u përgjigj se, “SHBA nuk e di, nuk mund të shohë se kush është miku i saj i vërtetë”.

Pasi ka theksuar se Turqia nuk ka bërë asnjë gabim kundrejt SHBA-ve, Çavuşoğlu është shprehur se kushdo që përballet me ndonjë akuzë, për të do të funksionojë procesi gjyqësor.

Ndër të tjera, duke tërhequr vëmendjen se Turqia nuk ka mbështetur persona që sulmojnë SHBA-të dhe nuk u ka siguruar armë organizatave terroriste, Çavuşoğlu theksoi: “A është në kundërshtim me miqësinë sigurimi i armëve me mijëra kamionë organizatave terroriste apo zhvillimi i një procesi ligjor në Turqi?”

Politikat aktuale të SHBA-ve nuk mund të parashikohen, këto politika nuk mbështeten as edhe nga Evropa”, është shprehur Çavuşoğlu duke theksuar më tej se, “Ne nuk dëshirojmë të përjetojmë probleme me asnjë vend. Asnjëherë nuk lumturohemi nga përjetimi i ndonjë problemi me SHBA-të. Ne mund ti zgjidhim lehtë problemet tona me SHBA-të, por jo me qasjen aktuale të saj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura