“Turp i madh për ata që mbrojnë BE-në nga unë”- Rama flet për akuzat: Nuk ju fus unë në sherr, sa të më keni këtu do jeni…

Jan 19, 2021 | 12:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte shumë i qartë në fjalën e tij sot para gazetarëve se deklaratat e tij kundër BE, që e la në pritje Ballkanin Perëndimor për vaksinimin kundër Covid, nuk kanë arsye pse të mërzisin kënd, por duhen kuptuar e mirëkuptuar, “sepse është e vërteta”.

Rama tha se qëllimi i tij nuk është të krijojë “sherr” mes Shqipërisë dhe BE-së dhe nënvizoi se ka qenë dhe është mbështetës i kauzës së BE, por kjo nuk do të thotë “që të mos hap gojën për të mbrojtur njerëzit që përfaqqsoj”.

Rama ndër të tjera tha se është “turp i madh” që në Shqipëri ka persona që “mbrojnë BE nga unë”.

“Turp i madh për ata që kanë dalë në mbrojtje të BE që e mbrojnë BE nga unë.

Ata që s’kanë lënë fjalë vulgare të librit të gjuhës shqipe pa përdorur kundër ambasadorëve të BE, që i kanë bërë ambasadorët e BE në sytë e opinionit si s’ka më keq duke shpifur për ta e duke hedhur baltë për ta e duke shkuar deri në ekstreme që janë neveri e gjallë.

Ata mbrojnë BE nga u unë tan i ata as kanë lënë maskarallëk pa bërë për përfaqësuesit e BE këtu, paj Zotin, mos kini merak nuk ju fus unë në sherr me BE.

Përkundrazi sa të më keni mua këtu do jeni të mirëpërfaqësuar me BE dhe gjithë botën”, tha Rama.

Deklarata e Ramës:

Nuk e kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë, e kam për ta përdorur, shumë e thjeshtë pse shqetësoheni keni frikë se mërzitet BE? Nuk mërzitet BE aq kollaj, po edhe sikur të mërzitet, nuk është e vërtetë që vendet e rajonit të lihen jashtë nga vaksinimi direkt? S’është e vërtetë që gjyshi e gjyshja jote u lanë jashtë? Ti ke hallin e BE tani?

Qan hallin se si duket kryeministri yt në sytë e BE kur thotë ndonjë gjë që si pëlqen BE? Apo ke hallin që gjyshja jote të bëjë vaksinimin sa më parë?
Cfarë ju tha atyre kryeministri, ndonjë të pavërtetë? I fyeu? Apo harroi ca kanë bërë?

Nuk harroj unë asnjë sekondë kauzën e BE, e kam mbrojtur cdo sekondë, ska alternativë tjetër përvec BE, e kam mbrojtur me admirim e respekt patjetër, por nga ana tjetër është e pakuptueshme për mua.

Unë flas për vaksinat e më tregojnë cfarë ka bërë BE për Shqipërinë.

E di më mirë se gjithë ata që ma tregojnë në gjuhë të huaj se jam i vetëdijshëm e mirënjohës.

S’e harroj kurë e gjithë jetën ndihëm që dha BE për rindërtimin.

për cfarë ma tregojnë mua që japim kaq e aq? Po ku lidhën këto të dyja?
Duhet të themi faleminderit e bravo që na latë jashtë? Apo mos flasim fare e bëjmë sikur nuk kuptojmë?
Ne jemi miq, miq të pandarë, jemi partnerë, kam respekt absolut për gjithcka e bën BE një forcë të pazëvendësueshme por ca domthenë kjo mos hap gojën për të mbrojtur njërëzit e mi? Njerëzit që përfaqësoj? Se mërzitet ambasada?

As më ka shkuar në mendje një herë që duhet të mërzitej ambasada. Unë kam thënë një faktë për të ilustruar që shpejtësia e vaksinimit është në disproporcin.
E c a u kushtonte atyre që të vendosnin një shumë vaksinash për mjekët e infermierët e rajonit?
Për ca duhet të bëjmë operacione sekrete për të sjellë vaksina e për të nisur vaksinimin para se të kemi akses në instrumente të tjerë kur mund ti jepeshin Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës?
Që mos rrinin të shifnin tv as gjyshi e gjyshja jote e as të moshuarit e Shqipërisë se si vaksionohen kundër vdekjes ata që flasin anglisht apo frëngjisht apo hollandisht e të ndjeheshin si njerëz me vlerë relative në mes të Evropës.
Këtë gjë duhet ta mirëkuptojnë, kuptojnë.

Turp i madh për ata që kanë dalë në mbrojtje të BE që e mbrojnë BE nga unë.

Ata që s’kanë lënë fjalë vulgare të librit të gjuhës shqipe pa përdorur kundër ambasadorëve të BE, që i kanë bërë ambasadorët e BE në sytë e opinionit si s’ka më keq duke shpifur për ta e duke hedhur baltë për ta e duke shkuar deri në ekstreme që janë neveri e gjallë.

Ata mbrojnë BE nga u unë tan i ata as kanë lënë maskarallëk pa bërë për përfaqësuesit e BE këtu, paj Zotin, mos kini merak nuk ju fus unë në sherr me BE.

Përkundrazi sa të më keni mua këtu do jeni të mirëpërfaqësuar me BE dhe gjithë botën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura