“Turp i madh!”, deputeti i LSI komenton deklaratat e Ramës për buxhetin 2019: KM tha se…

Nov 14, 2018 | 15:26
SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, në lidhje me projekt buxhetin e 2019.

Sipas tij Rama po bën lojë duke qenë se opozita mungon në Komisionet Parlamentare. “Ministri i Financave do të propozojë rritjen e tatimit mbi të ardhurat duke ulur tavanin nga 30,000 mijë lekë në 10,000 dhe ne, Rilindja, do ta kundërshtojmë. Turp i madh…!!!! Sa lodhen e mendojnë për këto skema, do të mjaftonte të mendonin diçka më mirë për ekonominë e rrënuar”, shton më tej deputeti i LSI.

Perparim-Spahiu-Panorama

POSTIMI I PLOTË

Mbrëmë, meqenëse opozita po mungoka në diskutimet për buxhetin, KM tha që po bëjmë një lojë!!

Ministri i Financave do të propozojë rritjen e tatimit mbi të ardhurat duke ulur tavanin nga 30,000 mijë lekë në 10,000 dhe ne, Rilindja, do ta kundërshtojmë.

Turp i madh…!!!!

Sa lodhen e mendojnë për këto skema, do të mjaftonte të mendonin diçka më mirë për ekonominë e rrënuar.

79% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria….

Mbi 300,000 janë larguar e kërkojnë azil….

Pogradeci qendra e plotësimit të lotarisë amerikane…

Biznese që mbyllen përditë…

Investitorë të huaj as bëhet fjalë të investojnë madje dhe biznese shqiptare mendojnë investime në Maqedoni e vende të tjera të rajonit…..

Zgjidhja?

Të vrasin e bëhen copë me njëri tjetrin…!!!!!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura