Turku i arrestuar në Rinas frikë nga dëbimi në Turqi, kërkesë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit para vendimit përfundimtar

Mar 6, 2020 | 20:21
SHPËRNDAJE

Turku Selami Simsek, i dënuar me 18 muaj burg për akuzën “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i njohur edhe si mbështetës i Fetullah Gylen i frikësohet ndonjë dëbimi të mundshëm në vendin e origjinës.

turku1-770x433-1

Përmes një letre të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, avokati i tij i kërkon Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit të mos e dëbojnë në Turqi, ku i rrezikohet jeta, derisa shteti shqiptar t’i kthejë përgjigje kërkesës së tij për azil.

Simsek u arrestua në aeroportin e Rinasit së bashku me mësuesin turk, Harun Çelik, pasi do të udhëtonin drejt Torontos, me vizë kanadaze të falsifikuar. Mësuesi “gylenist”, Harun Çelik, u dëbua me forcë nga autoritetet shqiptare.

1

2

3

45

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura