Turkmenistani do të mbyllë “Portën e Ferrit”

Jan 15, 2022 | 9:43
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov, dëshiron të shuajë kraterin e zjarrtë të gazit natyror Dervaza.

60368899_303

“Porta e Ferrit” është një atraksion i njohur turistik në Azinë Qendrore. Por presidenti Berdymukhamedov tha në televizionin shtetëror se ka urdhëruar zyrtarët qeveritarë të shuajnë zjarrin, duke përmendur dëmet ekologjike dhe shqetësimet ekonomike.

Ai tha se zjarri i gazit natyror “ndikon negativisht si mjedisin ashtu edhe shëndetin e njerëzve që jetojnë përreth”.

Turkmenistan Krater von Derweze

Berdymukhamedov tha në televizionin vendas “Ne po humbasim burime të vlefshme natyrore për të cilat mund të marrim fitime të konsiderueshme dhe t’i përdorim ato për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve tanë.”

“Porta e Ferrit” ndodhet afërsisht 260 kilometra në veri të kryeqytetit turkmen, Ashgabat. Krateri është 60 metra i gjerë dhe 20 metra i thellë.

“Porta e Ferrit” u krijua për herë të parë në vitin 1971 kur gjeologët sovjetikë goditën një shpellë gazi natyror në shkretëtirën e madhe Karakum, duke shkaktuar aksidentalisht shembjen e saj.

Turkmenistan Krater von Derweze
“Porta e Ferrit” është një atraksion i njohur turistik në Azinë Qendrore

Gjeologët sovjetikë i vunë zjarrin kraterit për të parandaluar përhapjen e gazit natyror, duke besuar gabimisht se ai do të shuhej në një periudhë të shkurtër kohe. Por dekada më vonë, “Porta e Ferrit” vazhdon ende të lëshojë flakë, ashtu si emri që mban.

DW

© Panorama.al

Te lidhura