Turizmi elitar, aristokratet franceze vizitojnë Shqipërinë

Jul 19, 2017 | 9:55
SHPËRNDAJE

Dy ditë me rradhë, 17 zonja që i përkasin rretheve aristokrate dhe elitare franceze vizituan Shqipërinë. Ato janë pjesë e grupit Lespot.net, një grup me anëtarësi të kufizuar dhe të përzgjedhur. Faqja në internet e grupit, i dedikohet kulturës dhe mënyrës së jetesës specifike të grave në profesione aktive në Francë, Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar, Argjentinë, Monako. Lespot.net mund të krenohet sot me një pedigree selekt të rreth 2000 anëtareve të saj në vendet kryesore të Europës, të cilat organizojnë rregullisht evente ekskluzive në kulturë, art, modë, udhëtime, aktivitete për fëmijë, spektakle etj.

20227453_10213685097627502_2007358601_n

Udhëtimet rreth e rrotull globit për të hulumtuar, shijuar dhe promovuar koleksione private, ekspozita interesante, vende unike, galeri, ide të reja, janë një nga pikat e forta të axhendës së grupit.

Udhëtimi në Shqipëri ishte një ide e Karin Rudnicki-Schlumberger, e cila është e angazhuar në industrinë e filmit si menaxhere marketingu, qysh përpara se të bëhej partnere e Lespot.net.
Bërthama e grupit që vizitoi Shqipërinë përfshinte avokate, investitore bankash, sipërmarrëse dhe partnere të Lespot.net

20251053_10213685097187491_1978544217_o

Thomas Frashëri, njohës i mirë sa i “savoir-vivre” franceze po aq edhe i Shqipërisë dhe potencialeve të saj, pranoi me kënaqësi t’i përkushtohej përgatitjes së një programi të shtrënguar në kohë, së bashku me të mirënjohurën Donika Bardha, vajzën e sipërmarrësit dhe personalitetit të shquar të çështjeve shqiptare, Ekrem Bardha.

“Përgatitja e një programi fort të kursyer në kohë, për gra dhe vajza që prej përvojës dhe udhëtimeve hedhin një vështrim të sprovuar mbi realitetet e vendeve që vizitojnë, ishte një sfidë tërheqëse, por edhe një rast për të mos humbur për mua dhe Donikën, të përkushtuar, secili sipas mënyrës së vet, ndaj imazhit dhe vlerave të një Shqipërie të traditave, por plotësisht të integruar në shekullin e saj. Mirëkuptimi dhe çiltërsia e personaliteteve që na hapën dyert e tyre për të shfaqur një Shqipëri të larmive, suksesit dhe përpjekjeve për të mbrothësuar, e bënë absolutisht unike këtë përvojë për grupin Lespot.net. Shkëmbimet që kemi patur me anëtaret e grupit, të cilat për ne u bënë mikesha, fill pas kthimit të tyre në Francë, kanë qenë të shpeshta dhe plot pritshmëri për projekte të përbashkëta dhe një angazhim parësor për një politikë të vërtetë “Public Relations” për vendin tonë. Për këtë, jam realisht i kënaqur dhe arsyeshëm optimist”, u shpreh për “Panorama” Thomas Frashëri.
“Në fillim u kontaktova nga një mikeshë aristokrate franceze e cila më kërkoi t’i jepja një dorë në realizimin e këtij udhëtimi duke e bërë të paharrueshëm. U lidha direkt me Karinin, një grua shumë e afrueshme dhe e kulturuar. Për mua ishte një kënaqësi, së bashku me Thomas Frashërin, i cili flet një frëngjishte të përsosur, t’i rrëfenim një Shqipëri ndryshe për aq sa mundeshim, duke patur parasysh kohën e shkurtër në dispozicion. Ishte dhe një mundësi e mirë për ta promovuar vendin tonë në këtë nivel mondan dhe për të krijuar ura kontakti me Shqipërinë, duke i shtuar këtij grupi edhe aventurën e Shqipërisë, përtej eksperiencave të tjera që zonjat kanë nga e gjithë bota”, tha Donika Bardha.

 

 

20197064_10213685097267493_589989833_n

Vizita e tyre dy ditore nisi me Krujën. Zonjat, siç deri diku edhe pritej, mbetën të mahnitura nga muzeu etnografik i Toptanëve dhe muzeu i Gjergj Kastriot Skënderbeut, por dhe nga pazari i famshëm i qytetit. Më pas vijuan në Marikaj, me një vizitë të shkurtër tek Kantina Bardha, ku u bë dhe një degustim verërash. Në darkë, sipërmarrësi dhe më shqiptari ndër francezët e vendit tonë, Julien Roche, pati mirësinë, konform namit të tij prej xhentëlmeni bujar, të shtronte për zonjat dhe miq të tjerë, një darkë të mrekullueshme në Golem. Mes miqve spikasnin Elena Kadare dhe Inva Mula.

20187899_10213685097387496_1047234108_n

 

Ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri, pasi vizituan Amadeus Palace, vendet e kultit në Tiranë, pati dhe një ndalesë domethënëse në Odeonin e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në prani të Sh.T. Baba Mondit. Me pas grupi i LeSpot.net pati fatin të bashkëndajë një drekë shumë miqësore dhe simpatike me Zonjën Linda Rama, me të cilën kaluan një moment bisede dhe shkëmbimesh jo formale që përcollën një kënaqësi të veçantë të të gjithë pjesëmarrësve.

Një moment i veçantë dhe i papritur ishte supriza e vizitës së mjediseve më mbreslënëse të Kryeministrisë, salla e hartave, zyra e vetë Edi Ramës, i cili ishte ato ditë në kulmin e fushatës elektorale por dhe pjesën e hapur për publikun, të mirënjohurin COD. Menjëherë më pas, Galeria e Arteve dhe Drejtori Artan Shabani, i ofruan Lespot.net një tur në koleksionet shqiptare, nën shoqërimin e tij, i cili megjithëse ju desh të shpalosë me stilin e tij karakteristik një masë të konsiderueshme informacioni, ju përmbajt në mënyrë të përkryer kohës së përcaktuar në axhendë.

Po atë pasdite, zonjat franceze u pritën nga Princ Leka dhe Princesha Elia në rezidencën e tyre, jo pa shijuar në fillim bulevardin qëndror dhe konturet e tij urbane. Pritja qe shumë miqësore dhe dedikimi i Familjes mbretërore në mbështetje të një përfaqësimi dinjitoz të Shqipërisë u vlerësua dhe u duartrokit nga të gjithë.

Më vonë në mbrëmje, u zhvillua një pritje lamtumire në Hotel Rogner. Surprizë ishte grupi Polifonik i Tiranës i cili performoi në mënyrë të mrekullueshme këngët e dashura labe.

E pyetur nga gazeta “Panorama”, Karin Rudnicki-Schlumberger, organizatorja e këtij udhëtimi, tha se planifikon të kthehet sërish në shtator. “Jam thellësisht e dashuruar me Shqipërinë dhe dua të kthehem shumë shpejt. Kam planifikuar të vij në mes të shtatorit për të zbuluar bregdetin jugor të Shqipërisë dhe më vonë për hapjen e Amadeus Palace në 2018”, tha Karin Rudnicki-Schlumberger.

20187896_10213685098067513_86674803_n
20187591_10213685097907509_1382102045_n

Grupi që vizitoi Shqipërinë

Karin Rudnicki-Schlumberger: partnere e “Spot”

Laure Firmin-Didot Conte: partnere e “Spot”

Veronique André: partnere e “Spot”

Anne-Dauphine Lefébure de Boulongne: bankiere

Pauline Suchet d’Albufera de Chavagnac: komunikim dhe marketing në “Canal Plus”

Laetitia Mauboussin

Stephanie Primet: pronare e luleve Lachaume

Peggy Azar Vendel: bankiere

Virginia de Guillebon

Julie Bouygues de Germay: sipërmarrëse

Servane d’Arthuys: agjente pronash

Marina de Gaetano: bankiere

Anne-Caroline Frey: vlerësuese e veprave të artit

Cécile Eisenchteter: avokate

Maxime Catalan de Talhouet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura