Turizmi dhe efektshmëria e investimeve publike

Mar 11, 2017 | 12:31
SHPËRNDAJE

PROF. DR. ARBEN MALAJ* DR. LEDJON SHAHINI*

Kjo është këshilla e një prej ekonomistëve më influencues në historinë e suksesshme ekonomike të Izraelit, e cila vlen shumë edhe për strategjinë e zhvillimit të një prej burimeve tona potenciale.

images (4)

“skutat e avantazheve relative”

Yakir Plessner,

“Kombi që u lind”, Histori e mrekullisë ekonomike të Izraelit

Kjo është këshilla e një prej ekonomistëve më influencues në historinë e suksesshme ekonomike të Izraelit, e cila vlen shumë edhe për strategjinë e zhvillimit të një prej burimeve tona potenciale akoma të pashfrytëzuara, pikërisht nga mungesa e infrastrukturës. Aktualisht, mungesa e infrastrukturës fizike po pengon biznesin vendas dhe të huaj të investojë në “skutat e avantazheve relative” që ata mund të identifikojnë, skuta të cilat janë të shumta në sektorin turistik, por për shkak të mosurbanizimit të tyre vazhdojnë të mos kontribuojnë në nivelin potencial të tyre. Kërkohet një përzgjedhje e kujdesshme e projekteve të investimeve publike me efekt multiplikues sa më të lartë në rritjen e punësimit, rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë, në nivel lokal dhe kombëtar.

Në nivel rajonal dhe global, turizmi është kthyer sektori primar i zhvillimit ekonomik për shumë vende. Në vitin 2015, turizmi kontribuonte në mënyrë direkte në ekonomin globale me rreth 3% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe 3.6% të totalit të të punë- suarve, ndërkohë impakti i tij, duke përfshirë edhe kontributin zinxhir në sektor të tjerë të lidhur me të, vlerësohet të jetë rreth 9.8% e PBB-së dhe në rreth 9.5% të totalit të të punë- suarve. Deri në vitin 2026 kontributi i tij i drejtpërdrejtë në ekonomi përllogaritet të arrijë në 4.2% të PBB-së botërore dhe efekti zinxhir në 10.8 % të saj. Gjithashtu, shpenzimet e vizitorëve gjeneruan rreth 6.1 % të totalit të eksporteve në nivel global dhe investimet direkte në këtë sektor kapën nivelin e rreth 4.3% të totalit të investimeve në vitin 2015.

llimit të këtij sektori, po synon të ndërtohet dhe ekonomia shqiptare, ku për vitin 2015 kontributi direkt i turizmit llogaritej në rreth 6% të PBB-së, ndërsa në punësim me rreth 5.5% të totalit të të punësuarve.

Edhe pse me një kontribut në PBB sa rreth Turizmi dhe efektshmëria e investimeve publike PROF. DR. ARBEN MALAJ* DR. LEDJON SHAHINI* dyfishi i mesatares globale, krahasuar me vendet e rajonit të cilat e kanë turizmin si sektor prioritar, ai është shumë më i ulët. Mali i Zi dhe Kroacia, dy vende të rajonit, të cilat kanë mbështetur zhvillimin ekonomik në sektorin e turizmit, kanë respektivisht një kontribut të këtij sektori në ekonomi me 11.3% dhe 10.1% për vitin 2015 dhe në punësim për të njëjtën periudhë me 10.3 % dhe 9.8% respektivisht.

Rëndësia e veçantë që ka turizmi për ekonominë shqiptare dhe domosdoshmëria për të optimizuar eficiencën e tij në ekonomi, kërkon ndërtimin dhe implementimin e suksesshëm të një strategjie afatmesme dhe afatgjatë, e cila do të shërbejë për përcaktimin sa më të qartë se ku duhet të përqendrohen investimet publike infrastrukturore. Duke vlerë- suar impaktin e disa reformave që po implementohen në vendin tonë, turizmi duhet të jetë në një pikë kthimi në rritjen e investimeve publike të dedikuar zonave turistike me potenciale konkrete për investimet vendase dhe të huaja. Kjo do të lehtësojë edhe materializmin e disa investimeve private që janë në pritje.

Ndër faktorët kryesorë mund të përmendim:

– Është miratuar strategjia për planifikimin dhe zhvillimin e territorit në Shqipëri dhe, në të njëjtën kohë, po miratohen planet e territorit dhe zhvillimit sipas sektorëve dhe planet e zhvillimit sipas rajoneve ekonomike;

– Është shkurtuar koha dhe është lehtë- suar kostoja për lejet e ndërtimit;

– Është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme furnizimi me drita në çdo zonë turistike;

– Pas zgjedhjeve 2017, qeveria duhet të arrijë performancën më të mirë në implementimin e strategjive dhe eficiencën e investimeve publike;

– Pritet që në vitin 2018 të ndihet efekti i reformës së gjyqësorit për funksionimin më mirë të shtetit ligjor. Rritja e lirisë së pronës, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit do të sjellin rritjen e investimeve vendase dhe të huaja, sidomos në turizëm, ku ka shumë skuta me avantazhe relative në shumë pjesë të Shqipërisë;

– Gjatë vitit 2017 duhet të konsolidohen reformat sektoriale që zgjerojnë dhe rritin korridoret e zhvillimit lokal, kombëtar dhe rajonal;

– Duhet të jetë përmirësuar ndjeshëm sistemi i furnizimit të garantuar me drita, ujë, internet, dhe sidomos përpunimi i mbetjeve;

– Duhet të jenë konsoliduar reformat e ambientit të biznesit, lehtësim në kohë dhe në kosto.

– Qëndrueshmëria e politikave fiskale, përmirësimi i administrimit fiskal në nivel vendor dhe qendror në shërbim të stabilitetit të financave publike është një sinjal që i prek instinktet për më shumë risk të investitorëve privatë.

Ndryshe nga shumë sektorë të tjerë, sektori i turizmit mund të ndikojë në rritjen e punësimit dhe të mirëqenies edhe në zonat rurale dhe të vështira për aksesin në treg. Mirëqeverisja dhe eficienca maksimale e administratës publike në nivel vendor dhe kombëtar do të mundësonte që të zhvillohen një sërë zonash, apo produktesh turistike, aktualisht të fjetura dhe jashtë aktivitetit ekonomik.

A ka Shqipëria “skuta të avantazheve relative” që mbeten të pashfrytëzuara nga pengesat infrastrukturore?

Pa dyshim që po. Treguesi më kryesor krahasuar me të gjitha vendet e “Korridorit Blu”, i përzgjedhur prioritar edhe në projektet me impakt rajonal të iniciuara nga Konferenca e Berlinit për t’u financuar nga fondet e BE-së, është fakti që investimet private vendase dhe të huaja në turizmin tonë janë të pakta, janë të copëtuara, mungojnë kompanitë e mëdha turistike që lehtësojnë përfshirjen e vendit tonë në hartën globale të turizmit.

Shumë prej projekteve potenciale janë penguar nga problemet pronësore dhe ligjore, por edhe nga infrastruktura fizike, e cila: (i) mungon në shumë skuta me avantazhe relative potenciale; (ii) është e dobët në pjesën më të mëdha të vendit dhe (iii) është problematike në raport me ambientin.

Turizmi ynë është i mbështetur më së shumti në turizëm sezonal, në pak produkte turistike dhe me turistë nga vendet fqinje. Optimizimi kohor, i shumëllojshëm dhe gjithëpërfshirës kërkon që të identifikohen avantazhet në nivel vendor dhe qendror.

Në këtë prizëm, ndërthurja e ideve dhe bashkëpunimi mes sipërmarrësve dhe institucioneve në nivel vendor dhe qendror do të mundësonte pikërisht identifikimin e kë- tyre “skutave me avantazhe relative”, të cilat do të shërbenin si pikënisje e rritjes së investimeve publike dhe private.

*Rektor i Universitetit “Luarasi” *Drejtori i IPPM

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura