Turisti shqiptar/ Me katër kg kokainë nga Brazili në Zvicër

Feb 5, 2016 | 18:16
SHPËRNDAJE

Policia zvicerane ka kapur një të ri shqiptar me 4 kg kokainë në aeroportin e Zyrihut. Droga ishte fshehur në bagazhet e 26-vjeçarit, i cili vinte nga Sao Paolo (Brazil).

Shqiptari ishte tranzit në Zvicër, pasi nga aeroporti i Zyrihut ai do të udhëtonte për në Tiranë më pas.

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Por, në zonën e tranzitit, në aeroport, ai u ka rënë në sy policëve si person i dyshimtë. Për këtë ata kanë ushtuar kontroll në bagazhet e tij ku zbuluan kokainën.

Shqiptari nuk ishte munduar shumë për të fshehur drogën, pasi thjeshtë e kishte shpërndarë atë në xhepat e jashtëm yë disa çantave për gra që mbante në valixhe.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura