Turistëve gjermanë u vjedhin motorët “Harley”

Jun 13, 2013 | 13:43
SHPËRNDAJE

TIRANE – Dy të rinj gjermanë, të cilët kishin udhëtuar për turizëm nga Gjermania në Shqipëri me motorët e tyre, kanë rënë pre e hajdutëve në një prej zonave më të njohura e më të frekuentuara të kryeqytetit. Ata kanë qenë duke qëndruar në një bar-restorant, ku luhet edhe muzikë live, në rrugën “Myslym Shyri” dhe, kur kanë dalë nga aty, nuk i kanë gjetur motorët që i kishin parkuar në anë të trotuarit. Burime nga Policia e Tiranës thanë se gjatë natës, në rrugën “Myslym Shyri” janë vjedhur motorët e markës “BMW”, me targë gjermane MA-HF85, me ngjyrë të bardhë, i prodhuar në vitin dhe një tjetër i po kësaj marke me targë HDY 783, me ngjyrë blu, i të njëjtit vit prodhimi. I pari në pronësi të shtetasit gjerman, Jonas Stratman, 28 vjeç, banues në Oftersheim Gjermani dhe tjetri në pronësi të Martin Schicklinski, 29 vjeç, banues në Wiesloch të Gjermanisë. Të njëjtat burime thanë se dy turistët e huaj, të cilët i ishin bashkëngjitur një klubi fanatikësh të përdorimit të motorëve në Shqipëri, kanë qëndruar për rreth 2 orë në lokal dhe, kur kanë dalë nga aty për t’u kthyer në hotel, nuk i kanë gjetur mjetet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura