Turi i llogaridhënies në Lushnje, e reja i kërkon përgjigje Ramës: Ende nuk ndihem e sigurt…

Jun 9, 2018 | 15:29
SHPËRNDAJE

Gjatë turit të llogaridhënies së qeverisë mbajtur paraditen e sotme në Lushnje, një vajzë e re iu drejtua kryeministrit duke i thënë se kishte mbaruar për IT por edhe pse kishte dy vite që aplikonte pranë zyrave të shtetit, nuk ka gjetur ende punë, duke i kërkuar një përgjigje kryeministrit.

rama

Pjesë nga debati:

 

Anisa Çela: “Me këtë nxitjen e punësimit unë patjetër do punësohem si IT por deri tani nuk kam asgjë të sigurtë” i drejtohet ajo kryeministrit, duke shtuar se për tu punësuar si IT në kompani të mëdha, kërkohen trajnime dhe çertifikime të cilat janë të pamundura për tu përballur.

Edi Rama: “Patjetër që ju keni të drejtë por në këtë sistem që kemi zgjedhur nuk ekziston një lidhje imediate që ke mbaruar studimet në këtë degë dhe do të punësohem në atë degë dhe ashtu siç dua unë

Nëse do të pyesni njerëz që punojnë si kamarierë në Londër, apo Paris, do të gjeni mes tyre inxhinierë, financierë, artistë, njerëz që kanë mbaruar shkollën dhe njerëz që mbas disa vitesh një pjesë e tyre patjetër që hyjnë në karrierë e bëjnë karrierë. Dua të them që ndërkohë që pret punën që aspiron  nuk mund të rrish pa punë. Menaxher shitjesh? Po patjetër, ndërkohë që pret të të jepet mundësia për punën që ti aspiron. Më mirë në shtëpi duke pritur e duke jetuar me të ardhurat e prindërve apo në punë? Aty ajo që është. Kjo ndodh kudo.

Certifikatat dhe trajnimet që duan kompanitë private nuk i garantoni dot? Po si do i garantoni? Fazat historike ku kompanitë ngrihen nga vëllai, tezja ka mbaruar. Më mirë menaxher shitjesh dhe me paratë që fiton aq sa janë të paguash çertifikimin apo në pritje që të vijë deputeti dhe të zgjidhë problemin?! Aq më tepër kur në një sektor si i juaji, ku ka dhe një mundësi tjetër. Mundësia e krijimit të punës vetë, pa dalë nga shtëpia, atje në kompjuter. Aktualisht po e bëjnë gjithnjë e më shumë të rinj në Shqipëri.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura