Turi i Bashës nga Saranda në Tropojë/ Rama zbulon mesazhin e mikeshës: Po na sfidon Luli…

Apr 17, 2021 | 16:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhin e një mikeshe të vjetër në moshë, e cila teksa e kishte vënë në dijeni se nuk mund të vinte në takimin e tij, e kujtoi se Basha e ka sfiduar.

rama aa

Teksa e kishte pyetur se për çfarë sfide e kishte fjalën, mikesha i kishte thënë “fle tha 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe na sfidon me 9 orë punë”.

Rama: Nuk e kam marrë telefonin me vete po më erdhi një mesazh nga një mikeshë që banon këtu në Gjirokastër. Është një zonjë në një moshë goxha ta avancuar dhe më shkruante nuk vij dot o xhan po na ka sfiduar Luli. S’ka problem po ça sfide. Po se dëgjon tha Luli na ka sfiduar që në nëntë ditët e fundit do bëjë nëntë takime nga Tropoja deri në Sarandë.

Fle tha 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe na sfidon me 9 orë punë. Kështu janë ndarë, disa me punë dhe disa me sfida, me llafe. Rëndësi sot është që në fund të këtij rrugëtimi që kemi bërë sëbashku unë jam këtu me Mirelën, Bledin, Lertin, me të tjerë dhe jemi me kokën lartë.

Se pavarësisht se kemi pasur pothuaj katër vite shumë të jashtëzakonshme, sot Gjirokastra, Tepelena, Libohova, Dropulli, Memaliaj janë shumë më mirë seç ishin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura