Turbulenca për BE-në, Tritan Shehu: Italia të jetë më aktive për zhvillimet pozitive shqiptare

Jul 28, 2018 | 10:03
SHPËRNDAJE

“Vecanerisht ne keto momente me turbulenca per BE, eshte Italia ajo qe duhet te jete shume me aktive dhe determinuese ndaj zhvillimeve pozitive shqiptare e Rajonale”.

Keshtu eshte shprehur deputeti demokrat Tritan Shehu ne Firence, ne nje konference quajtur “Shqiperia, Italia, Europa”, organizuar aty nga Rotary Club Firenze Sud.

37892063_2185322955038024_9163775251044106240_n

“Me pjesemarjen e jashtezakoneshme te Eminences se Tij, Kardinal Simonit.
Kisha kenaqesine te mbaja referatin kryesor, perpara nje auditori te shquar profesoresh, diplomatesh, personalitetesh, me te cilet ndava te njejtat opinione per lidhjet historike Shqiperi-Itali, rendesine e madhe te tyre per vendet tona, domosdoshmerine e pershpejtimit te proceseve integruese te vendit tone e Ballkanit Perendimor ne terresi dhe rolin vendimtar qe Italia luan e duhet te luaje ne kete proces jetik.
Theksova se vecanerisht ne keto momente me turbulenca per BE, eshte Italia ajo qe duhet te jete shume me aktive dhe determinuese ndaj zhvillimeve pozitive shqiptare e Rajonale.
Fatmiresisht, ashtu si dhe gjate historise, interesat Italo-Shqiptare perputhen e jane krejt ne sinkron, kjo jo vetem ndaj procesit te integrimit, por dhe shume me konkretisht, si per forcimin e shtetit tone ligjor, ekonomise, sektoreve sociale ashtu dhe per luften kunder krimit, korrupsionit, droges, trafiqeve, terrorizmit”, shkruan deputeti ne FB.

37880758_2185323081704678_5320945570385231872_n 37893668_2185323108371342_3987963149646036992_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura